INOVACIONI ELEKTRIK

Projektuar për qytetin
Në gjendje të përshkojë një distancë deri në 320 km.
Fiat 500 është një automjet me bateri elektrike. Shifrat e paraqitura janë për qëllime krahasimi. Krahasoni shifrat me automjetet e tjera të testuara me të njëjtën procedurë teknike. Këto shifra nuk mund të reflektojnë rezultatet e vërteta të drejtimit në jetën reale, të cilat do të varen nga disa faktorë si ngarkesa fillestare e baterisë, aksesoret e montuara (pas regjistrimit), ndryshimet në motor, stilin e drejtimit dhe ngarkesa e makinës.

Opsioni SHERPA
Aktivizo ‘Sherpa’ për të kursyer energji dhe për të optimizuar parametrat elektrike të automjetit tuaj, ku përfshihen këtu edhe karikimi i telefonit, kondicioneri dhe limitatori i shpejtësisë.

Karikim i shpejtë
Fiat 500 Elektrik ka aftësi të shpejta karikimi deri në 85kW, duke shtuar 48 km në vetëm 5min.
Mund të arijë 80% të baterisë së plotë në vetëm 35min.

Drejtim me një pedale
Fiat 500 Elektrik është një nga automjetet e para elektrike që ofron një eksperiencë të re drejtimi. Ju mjafton vetëm pedali i djathtë për të përshpejtuar dhe për të ngadalësuar shpejtësinë e automjetit. Sa herë që drejtuesi tërheq këmbën e djathtë nga pedali, automjeti ngadalëson, dhe fiton energji kinetike për të gjeneruar fuqi elektrike dhe për të rikarikuar baterinë.

Eksperienca juaj mund të ndryshojë distancën
Faktorë të ndryshëm mund të ndikojnë në distancën që mund të përshkrojë automjeti juaj elektrik. Në shpejtësi të larta, distanca reduktohet. Në 70 mph, distanca është më e vogël se në ciklin WLTP. Nisja e butë dhe përdorimi i butë i frenave mund të optimizojnë autonominë me 15% - 20%. Përdorimi i ngrohjes mund të ndikojë në distancen potenciale deri në 40%. Këshilla më e mirë është të mbani automjetin në një temperaturë normale.

PëR KARIKIM Të SHPEJTë
Nuk ka nevojë të shqetësoheni nëse nuk jeni në shtëpi: karikoni duke përdorur Kabllon e opsionit 3 me 11kW në stacionet publike dhe vendet e parkimit, ose në shtëpi me kutinë tuaj murale.