Për një udhëtim më të sigurt
NJOHJA E SHENJAVE TË TRAFIKUT
Fiat 500X Dolcevita zbulon sinjalet e trafikut dhe i shfaq ato në TFT. Ju mund të shijoni udhëtimin pa u shqetësuar për asgjë.
Këshilluesi i shpejtësisë
Ky sistem ju lejon të limitoni maksimumin e shpejtësisë vetëm me një klikim, dhe të vendosni shpejtësinë e lejuar sipas tabelave të trafikut rrugor.

Frenim elektrik në parkim
Frena e parkimit ndalon lëvizjen e padëshiruar të automjetit teksa parkoni, për ta bërë Fiat 500X Dolcevita gjithmonë edhe më të sigurt.
Asistenti i korsisë
Ky sistem ju lajmëron kur ju dilni nga korsia pa përdorur sinjalet tregues të ndryshimit të levizjes. Sistemi do t'ju paralajmërojë në ekranin e kroskotit dhe butësisht do të drejtojë timonin për t'ju pozicionuar siç duhet në korsi.
KONTROLLI I SHPEJTËSISË Dhe Limitatori
Përcakto kontrollin e shpejtësisë përpara nisjes. Fiat 500X Dolcevita do t'ju ndihmojë ta mbani shpejtësinë e përcaktuar përgjatë gjithë udhëtimit tuaj.