E PROJEKTUAR PER TE PERMBUSHUR DESHIRAT E CDO FAMILJEJE

500L shton linjat per te ndihmuar mbrojtjen dhe rritur komfortin tek projekti tradicional i 500-tave. Xhami i pjerret dhe nyja dypjesore rrisin hapesiren dhe pamjen per pasagjeret dhe i japin shoferit nje ndjesi te madhe sigurie. Siperfaqja e zgjeruar e dritares qe rrethon shoferin zvogelon rrezatimet verbuese, duke lejuar qe ne brendesi te kete ndricim me te madh ne stilin e nje modeli 500 perfekte.

PANORAME E PERKRYER

Catia panoramike, prezanton tek cdonjeri qe udheton me 500L pamjen me te gjere “qiellore” per kete kategori – aq sa arrin 1.5m². Ne dy versione: e palevizshme dhe e levizshme, qe hapet ne menyre elektrike.

I VOGEL, POR MADHESHTOR

500L mjaft praktike sepse me 4.15m gjatesi, 1.78m gjeresi dhe 1.66m lartesi, kombinon hapesiren dhe brendesine per transportin e personave me lehtesine per parkim si nje makine qyteti.

NGJYRA APO DY NUANCA?

500L eshte me te vertete unike. Me 10 ngjyrat e saj te karrocerise, me 2 te tjera me shume per catine dhe 3 per disqet, 500L eshte makina qe ofron me shume zgjidhje te personalizuara se cdo tjeter ne kategorine e saj. Mos u habisni, megjithate eshte nje 500.

LUMTURIA USHQEHET BRENDA FAMILJES

Kjo eshte cfare lidhet me 500L : gjithmone pozitive, e qeshur dhe e gatshme te mireprese cdo njeri, e rehatshme.
Me hapesiren e brendshme prej 3.17 m3 , per tu shijuar ne liri te plote.

1500 KONFUGURIME TE HAPESIRES SE BRENDESHME

Cdo ndenjese 500L mund te konfigurohet ne 8 menyra te ndryshme me mbi 1,500 kombinime te ndryshme.
Ndenjesja e pasagjerit e perparme dhe e mbrapme mund te palosen duke u kthyer ne tavoline dhe ndenjeset e ndara te mbrapme, te dyja te levizshme ne gjatesi, ne saje te funksionit “fold & tumble” mund te palosen mbi njera tjetren me nje veprim te vetem. Pra mund te keni nje dysheme te sheshte qe shfrytezon gjithe gjatesine e makines. Bagazhi prej 455l mund te mbaje deri 1480l ngarkese me ndenjeset e pasme te palosura.

CDO GJE NE VENDIN E SAJ

Me 22 hapesirat e brendshme per tu mbushur, ne 500L cdo gje eshte e arritshme me krahet tuaj. Cfaredo qe te jete laptop ose telefon, nje shishe uje ose cader, ne 500L ka vend per cdo gje dhe per kedo.