Të rejat

FIAT 500 ARRIN SHIFRËN 2 MILIONË AUTOMJETEVE NË TYCHY PLANT, POLONI

18 October 2018

FIAT 500 ARRIN SHIFRËN 2 MILIONË AUTOMJETEVE NË TYCHY PLANT, POLONI

Shifra e dy milionë Fiat 500 u arrit kohët e fundit në fabrikën Tychy në Poloni. Ishte një Fiat 500C Collection, që karakterizohej nga ngjyra e bardhë dhe ngjrya gri Primavera, e cila ka një motor TëinAir Turbo 85 hp dhe do të shitet në Itali.

Ky version gëzon stilin e përjetshëm dhe dizajnin e 500: një model që është një ikonë dhe gjithmonë në modë, i zgjeruar më tej falë kombinimeve të reja me ngjyra dhe dizajn inovativ.

Ky version vjen me element të teknologjisë së fundit, me rrota 16 inç, e kromuar, me një linjë të lehtë të ngjyrës grid dhe të bardhë me disa elemente karakteristike të “Collezione” në derën e pasme.

Prodhimi i makinës së dy miliontë është një moment historik i rëndësishëm në një histori të jashtëzakonshme suksesi. Fiat numëron shitje në mbi 100 vende në mbarë botën. Mbi 80% e shitjeve janë jashtë Italisë dhe për pesë vjet, duke kombinuar versionet Fiat dhe Abath, ka qenë bestseller në Europë në tregun e saj, me një pjesë tregu prej 14.6 për qind në fund të vitit 2017.

Në vitin e njëmbëdhjetë, rreth 60,000 njësi u shitën në Europë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018 – një rekord ky për versionin 500.

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, 500 ishte lider i tregut në nëntë vende (Britania e Madhe, Spanjë, Belgjikë, Zvicër, Portugali, Austri, Hungari, Kroaci dhe Slloveni) dhe ishte në krye të tre modeleve më të shitura në shtatë vende të tjera (Itali, Gjermani, Franca, Suedia, Sllovakia, Rumania dhe Bullgari).

Modeli 500 u prezantua për herë të parë në 1957 dhe mbi gjashtë milionë makina janë shitur që atëherë. Këto numra tregojnë potencialin që Fiat ka në botën e automobilave.

Gjatë dekadave, ajo ka treguar së është një aset i rëndësishëm për gjeneratat e ndryshme të automobilistëve, duke u bërë emblema e motorizimit masiv dhe një produkt me rëndësi të vërtetë shoqërore.

Production of the iconic Fiat started in Tychy in 2007 ëhen the neë model ëas introduced.

Nuk është rastësi që një makinë e serisë 500 F, e prodhuar midis viteve 1965 dhe 1972, e cila ishte një nga modelet më popullore të të gjitha kohërave, të jetë në koleksionin e Modern Art Museum, në Neë York.

Të rejat e fundit nga Fiat