Fiat lançon një model special të modelit Panda në bashkëpunim me aplikacionin Waze navigation.
Waze i sugjeron drejtuesëve të shmangin trafikun ose mbylljen e rrugëve duke përdorur të dhënat online.
Aplikacioni ka më shumë se 100 milionë përdorues. Në bordin e Panda Waze, aplikacioni i navigimit është integruar në sistemin infotainment Uconnect të makinës, i cili gjithashtu mund të kontrollohet nëpërmjet telefonit.
Waze mund të shfaqet në ekranin kryesor të makinës me udhëzimet e rrugës dhe kohën e llogaritur deri në fundin e destinacionit.
Nëse karburantit është në fundose shfaqet presion në goma, në ekran shfaqet një paralajmërim dhe përdoruesi mund të vendosë të zgjedhë një nga stacionet/pikat më të mira të karburantit falë aplikacionit Waze.
Ky version është bazuar nga modeli i Panda Cross dhe të jep përshtypjen e një automjeti SUV. Panda Waze karakterizohet nga detajet e errrëta që përbëjnë gomat, parakolpin dhe dyert e makinës. Motori i makinës mundësohet nga Fiat dhe është me një kapacitet 1,2 litra naftë.