Marka

DUKE IMAGJINUAR AUTOMJETET

Imagjinata drejton progresin. Dizajni i Fiat-it ka krijuar kohën e vet dhe ka parashikuar format e tij.

 

DUKE NDËRTUAR TË ARDHMEN

Risitë teknologjike janë në zemër të çdo njërit prej projekteve tona. Ne sjellim risi për të rritur cilësinë e drejtimit, për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë e klientëve tanë dhe për të përmirësuar më tej marrëdhëniet tona me mjedisin. Prej më shumë se një shekulli, ne kemi vënë pasionin përpara gjithçkaje. Ne kemi investuar me këtë pasion tek produktet tona, teknologjitë, kompanitë, degët, tregjet dhe grupet. Ne kemi dhënë ndihmën tonë për të ndryshuar botën dhe ne kemi ndryshuar bashkë me të. Ne kemi udhëtuar dhe kemi bërë të tjerët të udhëtojnë. Për më tepër se një shekull, ne kemi ngritur një pasion. Disa njerëz i quajnë ato automjete. Por neve na pëlqen t’i quajmë ato ide, sepse të pasurit pasion për krijimin e ideve, mund të na cojë larg.

DUKE LËNË SHENJËN TONË NË HISTORI

Fundi i shekullit të 19-të pa lindjen e industrisë moderne të automobilave. Që atëherë, Fiat ka jetuar këtë histori dhe vazhdon ta bëjë këtë edhe sot, duke qenë gjithmonë një lojtar kyç në tregun e automobilave dhe në aspektin e inovacionit të tyre.