Skip to content Skip to navigation

    Gjithmonë online

    Fiat 500 Elektrik është i pajisur me një gamë të plotë të veçorive të lidhjes së avancuar, si në automjet ashtu edhe jashtë saj, duke përfshirë aplikacione mobile të dedikuara. Aplikacionet e Fiat ju ofrojnë të kontrolloni Fiat 500 Elektrik në çdo kohë dhe kudo që të ndodheni. Zbuloni të gjitha veçoritë.

    E-CHARGE 

    eCharge lejon të gjithë përdoruesit e Fiat 500 elektrik të aksesojnë një botë shërbimesh për të ndihmuar në menaxhimin e karikimit elektrik për automjetin tuaj. Nëpërmjet aplikacionit FIAT ju mund të gjeni lehtësisht stacione karikimi publike dhe shërbime të tjera si pagesa etj. Në shtepi mund të aksesoni karikuasin tuaj privat.

    Asistent

    My Assistant ju mban të sigurt kudo që të ndodheni. Fiat 500 Elektrik mund të kryej telefonata emergjente për të kontaktuar asistencën e dedikuar..

    *Telefonata emergjente nuk është e disponueshme nga Tv dhe Fiat app.

    REMOTE

    Me My Remote, ju mund të ndërveproni me Fiat 500 Elektrik nga telefoni juaj dhe të mësoni si të përmirësoni drejtimin tuaj. Nëpërmjet aplikacionit mobile, ju mund të merrni vlerësimin tuaj Eco Score dhe të merrni këshilla për të maksimizuar baterinë tuaj. My Remote gjithashtu ju lejon të mbyllni dhe hapni dyert, të kontrolloni gjendjen e xhamave, start/stop e motorit dhe të kontrolloni gjendjen e baterisë. Për më tepër, është e lehtë të caktoni dhe planifikoni kondicionimin e ajrit para hyrjes dhe të kontrolloni karikimin e mjetit nga distanca. Ju gjithashtu mund të hyni aksesoni këto të dhëna duke përdorur Asistentin Digjital At-Home i cili aktivizohet me zë.

    Automjeti im

    me My Car ju mund të keni informacion në kohë reale rreth gjendjes së automjetit tuaj elektrik Fiat. Presioni i gomave, odometri, përditësimet e mirëmbajtjes: thjesht hapni aplikacionin e Fiat ose kontrolloni drejtpërdrejtë në panelin e radiove të automjetit.

    NAVIGUESI IM

    Arritja në destinacionin tuaj nuk ka qenë kurrë kaq e lehtë. Me My Navigation, ju mund të ndani destinacionin nga aplikacioni i Fiat me automjetin tuaj me vetëm një prekje. Tani me përfshirjen e të rejave më të fundit në drejtimin e automjeteve elektrike, mund të merrni këshilla dhe rekomandime rreth rrugës më të mirë për të arritur atje ku po shkoni dhe të gjitha stacionet e ngarkimit në rrugë. Ekrani i Fiat 500 Elektrik ju tregon menjëherë destinacionin tuaj, me trafik të drejtpërdrejtë, përditësime të motit, njoftime për radarët e shpejtësisë dhe disponueshmërinë e autonomisë së automjetit tuaj. Përveç kësaj edhe në ekranin e radios tuaj dhe në aplikacionin mobile të Fiat, mund të identifikoni destinacionet që mund të arihen me energjinë e mbetur të automjetit tuaj.

    MY WI-FI

    Me My Wi-Fi*, mbani lidhjen me botën digjitale. Me shërbimin My Wi-Fi, Fiat 500 Elektrik do të bëhet një pikë aksesi Wi-Fi për 8 pajisje. Me një periudhë kohore falas, ju dhe shoqëruesit tuaj të udhëtimit mund të shfletoni në internet, dëgjoni dhe shikoni përmbajtje, të punoni të relaksuar dhe gjithashtu të përdorni asistentin zanor Amazon Alexa në automjet.

    *My Wi-Fi është një servis opsional në Fiat Elektrik 500