Fiat 500 i Ri fiton çmimin në edicionin What Car? për vitin 2022 të automjeteve Elektrike
Fiat 500 Elektrik është shpallur fitues në edicionin What Car? si automjeti më i mirë elektrik për vitin 2022.
Juria e vlerësoi Fiat 500 Elektrik për performancën, dizajnin e veçantë dhe çmimin konkurues. Fiat 500 elektrik është automjeti i parë elektrik në historinë e Fiat. Fiat 500 elektrik shquhet për inovacionin e veçantë të teknologjisë Level 2 Autonomous Driving dhe distancës prej 320 km– distanca më e gjatë për një automjet elektrik në tregun aktual.
A është ky pronari më i përkushtuar në botë ndaj automjetit të tij. 84-vjeç Z.Fiat merr dorëzimin e FIAT-it të 55-të
• Gati 60 vjet pasi bleu Fiat-in e tij të parë ndonjëherë, një Fiat 500D i kuq, David Franklin, ka marrë në dorëzim Fiat-in e tij të 55-të – edicionin All-Electric 500 (RED) • David, nga Buckinghamshire, filloi jetën duke punuar për Fiatin si testues makinash, përpara se të bëhej një shofer garash në fillim. • 84-vjeçari takoi gruan, Michela, ndërsa punonte në Fiat dhe më vonë përdori një Fiat 2300 Estate si makinën e tyre të dasmës në ceremoninë italiane.