Skip to content Skip to navigation

Fiat i ri 500 fiton titullin në edicionin What Car? për automjetet elektrike 2022

Fiat 500 Elektrik është shpallur fitues në edicionin What Car? si automjeti më i mirë elektrik për vitin 2022.

Juria e vlerësoi Fiat 500 Elektrik për performancën, dizajnin e veçantë dhe çmimin konkurues. Fiat 500 elektrik është automjeti i parë elektrik në historinë e Fiat. Fiat 500 elektrik shquhet për inovacionin e veçantë të teknologjisë Level 2 Autonomous Driving dhe distancës prej 320 km– distanca më e gjatë për një automjet elektrik në tregun aktual.

Fiat 500 elektrik shquhet gjithashtu për shpejtësinë e karikimit, 80% të kapacitetit në vetëm 35 min, dhe 50 km në vetëm 5 min karikim.

Steve Huntingford, redaktor i What Car? tha se “Fiat 500 rezon çdo argument se një automjet elektrik është bazik.  Me një çmim të shkëlqyer, Fiat 500 Elektrik plotëson atë që i duhet jetës urbane."

Greg Taylor, UK Drejtori menaxhues për Fiat dhe Abarth, tha: “Nëse Fiat i ri 500 nuk mjafton si automjeti më i vlerësuar, të shohësh automjetin tonë të parë elektrik duke siguruar tituj është një arritje e jashtëzakonshme.”

Fiat Elektrik 500 fitoi titullin për të dytin vit radhazi si Automjeti i Vitit në Qytet, në përvjetorin e Auto Express dhe është zgjedhja e 100,000 klientëve në mbarë botën. 

Lajme të tjera që mund t'ju interesojnë