Skip to content Skip to navigation

    Fiat 500 Elektrik - Për një eksperiencë unike

    INFOTAINMENT  

    Me Fiat 500 elektrik, argëtohu me TV Cinerama Infotainment! Ekran 10.25", Bluetooth super i shpejtë që lidhet me smartphone në vetëm disa sekonda, dhe komanda zanore për të mos përdorur duart. Thjesht thuaj “Hey Fiat”!

    Falë teknologjisë "over the air" do të keni mundësi të përditësoni sistemin infotainment kudo dhe në çdo kohë. Qëndroni gjithmonë të përditësuar me lajmet më të fundit.

    WIRELESS APPLE CARPLAY 

    Lidh iPhone me Uconnect™ 10.25" dhe kontrollo Apple CarPlay pa wifi me Siri ose touch-screen. Wireless Apple CarPlay është mënyra më e mirë dhe e sigurt për të përdorur iPhone në automjetin tuaj. Mund të navigoni, telefononi, të dërgoni apo mërrni mesazhe, të dëgjoni muzikë, të dëgjoni libra audio, apo radio teksa qëndroni i përqendruar në rrugë.

    CarPlay, iPhone, dhe Siri janë shërbime të regjistruara të Apple inc.

    WIRELESS ANDROID AUTO™ 

    Fiat 500 Elektrik funksionon edhe me Android Auto™. Sapo smartphon-i juaj është lidhur, shërbimi do të shfaqë aplikacionet tuaja në ekranin Uconnect™ 10.25". Ju mund të menaxhoni muzikën dhe kontaktet si dhe Google Maps, mund të shikoni rrugën dhe kushtet e trafikut në zonën tuaj në kohë reale nga ekrani, pa cënuar sigurinë tuaj.

    Google, Google Play, Android Auto janë sherbime të regjistruara të Google LLC.  Për të përdorur Android Auto në ekranin e automjetit tuaj, ju duhet një automjet që e lejon këtë, një telefon android , dhe Android Auto app.
    Për të përdorur Android Auto Wireless ju duhet:
    • Smartphone me Android 11.0 dhe a 5 GHz Wi-Fi network. Në Bashkimin Europian, smartphon-ët duhet të jenë në përputhje me rregulloren në mënyrë që të përdorin 5 GHz Wi-Fi network në automjet.
    • Google ose Samsung smartphone me Android 10.0.
    • Samsung Galaxy S8, Galaxy S8 + ose Note 8 Android 9.0.