Dashuri dhe Guxim
Fytyra e qeshur e 500-ës është bërë edhe më intriguese. Faqja e përparme duket edhe më e hijshme falë linjave dhe parakolpit që rrethon grilën tre dimensionale. Tani është më tërheqëse, më tipike, e si të thuash, më pesëqindshe.
Fenerët e rinj poli-eliptikë komunikojnë dhe duket se ia bëjnë me sy errësirës. Ndërsa dritat e reja për përdorim gjatë ditës të pajisura me teknologjinë LED, janë të frymëzuara nga zeroja e 500-ës dhe në errësirë marrin formën e logos, duke e bërë atë lehtësisht të dallueshme natën.