Të rejat

“FIAT 500 FOREVER YOUNG EXPERIENCE” Triumfon në skenën e Mediastars

13 August 2018

“FIAT 500 FOREVER YOUNG EXPERIENCE” Triumfon në skenën e Mediastars

Në muajin Maj, FIAT 500 triumfon në skenën e Mediastars me çmimin “FOREVER YOUNG EXPERIENCE”. I organizuar nga Auditorium Testori, eventi u ndoq nga një numër i madh agjensish marketingu, kompani xhirimi dhe kompani të produksionit audiovisual.

Juria përzgjodhi FIAT 500 në dy vendet e para, në sektorët e “Event” dhe “Mediastar “, për turneun “Forever Young Tour Experience”, në të cilin u festua 60 vjetori i Fiat 500 në vitin e kaluar me rihedhjen në treg të modelit të 1957-s.

Eventi u zhvillua në disa nga qytetet më prestigjioze të Europës: nga Milano në Londër, nga Berlini në Paris e më pas në Madrid. Ylli i këtij udhëtimi ishte padyshim 500 Collezione, duke e vendosur emrin e vet midis markave më të mira të modës, artit dhe sportit.

Mbi dy milionë makina të shitura në mbi 100 vende të botës. Mbi 80% e shitjeve janë jashtë Italisë dhe modeli 500 ka qenë makina më e shitur në tregun e vet që nga viti 2013. Në katër muajt e parë të vitit 2018, 500 e shihte veten si lider në treg në nëntë vende të ndryshme. Gjithashtu në katër muajt e parë të 2018, 500 theu rekordin personal me mbi 74,000 makina të shitura në Europë.

Të rejat e fundit nga Fiat